Rreth Nesh

Historiku ynë

Historiku i ndërmarrjes

Nga themelimi në vitin 1991 deri në rolin e sotëm si ndërmarrje publike të Komunës së Prishtinës — një udhëtim i përkushtuar shërbimit sportiv dhe rekreativ të kryeqytetit.

01

23.12.1991

Themelimi

Kompania Publike Komunale "Sport Marketing" sh.a, Prishtinë është themeluar me vendimin e Pleqësisë së Fondit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Komunës së Prishtinës, nr. 499, me regjistrim në Gjykatën Ekonomike nën nr. FI-2642/2091.

02

UNMIK

Rregjistrimi zyrtar

Pas luftës, NPK "Sportmarketing" u regjistrua në administratën e UNMIK-ut me numrin 80283741, duke vazhduar misionin e saj publik në një kontekst të ri institucional.

03

Ligji 03/L-087

Shoqëri aksionare publike

Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike, ndërmarrja ka statusin e Shoqërisë Aksionare me 100% aksione të Komunës së Prishtinës dhe i përgjigjet drejtpërdrejt Komunës si aksionar i vetëm.

04

Sot

Veprimtaria & selia

NPL "Sport Marketing" sh.a. menaxhon, shfrytëzon, mirëmban dhe ndërton objekte sportive-rekreative. Selia ndodhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve "Adem Jashari" në Prishtinë.

pin_drop

Selia e ndërmarrjes — Pallati i Rinisë dhe Sporteve "Adem Jashari", Prishtinë

Zhvillim & Përkrahje

Misioni & Vizioni

NPL "Sport Marketing" është ndërmarrje publike dhe mision i saj është zhvillimi dhe ofrimi i shërbimeve, siç janë aktivitetet sportive, kulturore, komerciale të mirëfillta me fokus në qytetarin, të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit tonë. Ne jemi ndërmarrja publike e vetme, kujdestare për zhvillimin dhe përkrahjen e ideve dhe projekteve për qytetin tonë dhe më gjerë!

Sporti

Sporti

Forca e cila bashkon dhe aktivizon komunitetin tonë.

Natyra

Natyra

Kujdesi ndaj mjedisit dhe aseteve tona të gjelbra.

Kultura

Kultura

Thelbi i identitetit tonë shoqëror dhe trashëgimisë.

Marketingu

Marketingu

Krijimi i imazhit të një kryeqyteti modern.

Stafi i NPL Sport Marketing
Aktivitetet Tona

Galeria e Ndërmarrjes

Aktiviteti i parë i galerisë
NPL Sport Marketing
Aktiviteti i dytë i galerisë
NPL Sport Marketing
Aktiviteti i tretë i galerisë
NPL Sport Marketing
Aktiviteti i katërt i galerisë
NPL Sport Marketing
Fusha e tenisit
NPL Sport Marketing
Turneu i tenisit
NPL Sport Marketing
Hortikultura dhe mirëmbajtja
NPL Sport Marketing
Parku Gërmia
NPL Sport Marketing
Suporti

Pyetje të shpeshta

Është themeluar me vendimin e Pleqësisë së Fondit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Komunës së Prishtinës, nr. 499 të datës: 23.12.1991, viti i regjistrimit në regjistrin e Gjyqit Ekonomik të Prishtinës nën nr FI-2642/2091.

Katër shtyllat që e karakterizojnë veprimtarinë e ndërmarrjes janë: sporti, natyra, kultura dhe marketingu.

Asetet kryesore që menaxhohen ose mbikëqyren përfshijnë pika rekreative si Parku i Gërmisë, organizime publike si 'Akull n'Verë' si dhe infrastrukturë tjetër sportive e hortikulturore në kryeqytet.